Shqip – Αλβανικά

Δευ, 30/08/2010 - 18:10

Ansambli i Librazhdit ne Festivalin e Selanikut. Bisede me drejtorin e Qendres Kulturore te Librazhdit,Z.Haxhi Balliu

Ansambli i Librazhdit ne Festivalin e Selanikut. Bisede me drejtorin e Qendres Kulturore te Librazhdit,Z.Haxhi Balliu

Ansambli i Librazhdit ne Festivalin e Selanikut. Bisede me drejtorin e Qendres Kulturore te Librazhdit,Z.Haxhi Balliu

Ansambli i Qendres Kulturore te Femijeve te Librazhdit do te prezantoje vlerat folklorike dhe kostumografine e pasur te zonave te ndryshme te ketij rrethi ne Festivalin Ballkanik te Femijeve, i cili do te zhvillohet ne Selanik te Greqise, nga data 23-28 shtator. Ne kete festival, i cili do te zhvillohet ne Kalkidhiki te Selanikut, do te marrin pjese grupe folklorike te femijeve nga Ballkani, si Greqia, Serbia, Shqiperia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Turqia, Rumania, Bullgaria, si dhe Italia e Hungaria".

Σαβ, 28/08/2010 - 00:10

Lajme nga Greqia

Lajme nga Greqia

Lajme nga Greqia

Presidenti i Republikes Karolos Papulias ne mesazhin e tij ngushellues per ngjarjen e djeshme tragjike midis te tjerash shenon: Vdekja tragjike e pilotit te Aviacionit Luftarak na tronditi dhe rikujtoi respektin qe ndjejme per ata, qe me pergjegjesi te larte rane ne krye te detyres. Shpreh pikellimin dhe ngushellimet e mia te sinqerta tek te afermit e tij si dhe solidaritetin tim tek te gjithe koleget e tij, perfundon Presidenti i Republikes. Pikellimin e thelle te tij dhe te qeverise shprehu edhe Kryeministri Jorgos Papandreu.

Παρ, 27/08/2010 - 23:52

Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Shqiperia

"Nënë Tereza është dhurata më e çmuar që kombi shqiptar i ka bërë njerëzimit në të gjitha kohërat", tha dje në mbrëmje Kryeministri Sali Berisha në pritjen organizuar në Pallatin e Brigadave në 100-vjetorin e saj të lindjes. Sipas tij "me përkushtimin dhe forcën e madhe të dashurisë, Nënë Tereza u shndërrua në autoritetin moral më të fuqishëm të shekullit që jetoi". Duke kujtuar se asgjë nuk do të lëkundte dashurinë për dheun e saj edhe në kohërat kur ajo nuk lejohej të vizitonte, të çmallej me nënën, motrën dhe vendin e vet, Berisha tha se "do të ishte Kalkuta, vendi ku do të lartësohej në Nënë Terezën, personalitetin moral më të fuqishëm të kohës së vetë. Kalkuta themeloi edhe Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, apo më drejtë të Misionarëve të Dashurisë dhe Dhimbshurisë njerëzore".

Παρ, 27/08/2010 - 23:43

Lajme nga Bota

Lajme nga Bota

Lajme nga Bota

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se lajmi se Talebani planifikon të sulmojë punonjësit humanitarë në Pakistan nuk do ta frenojnë punën e saj. Kordinatori i ndihmës humanitare të OKB-së, John Holmes, tha se organizata e kuptonte seriozitetn e këtij kërcënimi por duhej t'i vinte në ndihmë popullit të Pakistanit. Ndërkohë mjaft qyete në jug të Pakistanit janë evakuar dhe niveli i ujit është në rritje duke kërcënuar qindra mijëra njerëz në rajon. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se po rishqyrton masat e sigurisë për punonjësit humanitarë në Pakistan pas paralajmërimeve përsa i përket sigurisë së tyre.  

Παρ, 27/08/2010 - 23:26

Nga jeta e komunitetit tone ne Greqi

Nga jeta e komunitetit tone ne Greqi

Nga jeta e komunitetit tone ne Greqi

Në datat 22 deri ne 27 Gusht  u zhvillua festivali i madh ndërkombëtar i femijeve GOGAKOOU,në Skion të Halkidhikisë.  Vendi yne u perfaqesua ne kete festival me  asamblin folklorik te femijeve te Librazhdit. Ky ansambel ka tanime nje tradite te mire ne ruajtjen dhe kultivimin e traditave popullore te krahines dhe me gjere, si edhe ne perpjekjet per tja percjelle ato brezit te ri. Deputimi i grupit te femijeve Shqiptare qe mjaft i suksesshem dhe u prit me emocione vecanerisht nga bashkeatdhetaret tane.

Παρ, 27/08/2010 - 23:25

Lajme Kulturore

Lajme Kulturore

Lajme Kulturore

Nga data 24 deri 26 gusht në Butrint qe i pranishëm një mision i UNESCO -s dhe ICOMOS-it, dy institucionet më të larta ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë botërore. Ky mision erdhi si rezultat i një fushate të ndërmarrë nga specialistë të trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë vendit pranë këtyre institucioneve për të vëzhguar nga afër ndërtimin e një rruge brenda zonës së mbrojtur me statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndërtimi i kësaj rruge është bërë jashtë kritereve të përcaktuara për zonat e mbrojtura me këtë status dhe nuk janë respektuar disa parametra në lidhje me peizazhet historike, ambientin dhe integritetin e kësaj zone.

Παρ, 27/08/2010 - 23:11

Lajme Sportive

Lajme Sportive

Lajme Sportive

Pas Ligës së Kampionëve, sot në Montekarlo u hodh edhe shorti i grupeve të Ligës së Evropës për sezonin e ri. Janë gjithsej 12 grupe me nga katër ekipe secili. Në bazë të rregullores, në një grup nuk mund të vendosen dy ekipe nga i njëjti shtet. Dy ekipet e para të secilit grup do të vijojnë më tej dhe së bashku me tetë skuadrat që do të renditen të tretat nga Liga e Kampioneve (gjithsej 32), do të përplasen me njëra-tjetrën në fazën e eliminimeve direkte deri në finalen e Dublinit më 18 maj. Skuadra e futbollistit të vetëm shqiptar ende në garë, Rapidi i Vjenës, i sulmuesit Hamdi Salihi, bën pjesë në grupin L së bashku me Porton, Beshiktashin dhe CSKA-në e Sofjes.

Πεμ, 26/08/2010 - 23:51

Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Shqiperia

Partia Socialiste i ka kërkuar kryeministrit Berisha të japë sqarime në lidhje me aferat e korrupsionit, që sipas PS, dalin cdo tre ditë.Dy pyetje të reja ngrihen përpara opinionit publik nga deputetja Olta Xhacka për Berishën,- "Përvec Albana Vokshit që në kohën kur kryeministri firmoste koncesioniet ishte funksionare në kabinetin e Berishës, cili është roli i motrës tjetër Vokshi, Mimozës? E cila kur Arjan Tartari dhe Albana Vokshi merrnin 6 hidrocentrale punonte si drejtoreshë e privatizimeve në ministrinë e Ekonomisë, që ka ushqyer me bukë lepurushi Arjan Tartarin dhe Albana Vokshin.

Πεμ, 26/08/2010 - 23:41

Perkujtohet 100 Vjetori i lindjes se bamireses Shqiptare, nene Tereza

Perkujtohet 100 Vjetori i lindjes se bamireses Shqiptare, nene Tereza

Perkujtohet 100 Vjetori i lindjes se bamireses Shqiptare, nene Tereza

Ne te gjithe vendin perkujtohet 100 Vjetori lindjes se Nene Terezes.Rruga e Paqes" Ky është projekti më i ri Shqiptaro- italian që do të ndërmerret për nder të 100 vjetorit të lindjes së bamirëses shqiptare Nënë Tereza. Në një ceremoni të organizuar sot paradite në presidencë, presidenti i Republikës Bamir Topi informoi se sot do të vendoset guri simbolik i projektit i cili pritet të nisë zyrtarisht në tetor të këtij viti. Në aktivitet merrnin pjesë edhe përfaqësues të Korpusit Italian të Paqes, Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste, si dhe personalitete të shquara shqiptare. Në "Rrugën e Paqes", që do të ndërtohet në nderim të Nënë Terezës, sipas Presidentit Topi, do të vendosen shumë gurë, që do të mbajnë firmën e presidentëve të mbarë botës, si simbolikë e vullnetit të tyre për paqen dhe tolerancën."Në emër të popullit shqiptar, unë iu drejtova të gjithë presidentëve të botës që të kontribuojnë me një memorie në emër të popujve të tyre, duke vendosur një gur simbolik për të inauguruar fillimin e një rruge që do të ketë emrin 'Rruga e Paqes'", tha Presidenti Topi. Nënë Tereza- tha Presidenti- u bë fuqia morale më e spikatur e shekullit 20-të.

Πεμ, 26/08/2010 - 23:39

Avokati i Popullit, kandidat per Bashkine e Athines

Avokati i Popullit, kandidat per Bashkine e Athines

Doreheqjen nga detyra e Avokatit te popullit do te jape brenda muajit shtator Jorgos Kaminis, pas dy mandatesh ne kete post, qe plotesohen ne marsin e ardhshem. Ne deklaraten e tij thekson se, pranoi propozimin e deputetit te pavarur dhe kreu i levizjes se re politike te Majte Foti Kuveli, te jete kandidat i pavarur (i mbeshtetur nga te gjitha partite) per Bashkine e Athines, duke e karakterizuar "propozim alternativ qe eshte jashte kufizimeve partiake".